75 Mall Live Search
17:04 / E Martë, 13 Shtator 2022 / k.v

Telekomi i Kosovës: Po përballemi me sulme kibernetike

IndeksOnline sot gjatë ditës raportoi se Telekomi i Kosovës është duke pësuar sulm kibernetik ndërsa tani vet kompania ka njoftuar se që nga mëngjesi po ballafaqohet me një situatë të tillë.

“Telekomi i Kosovës sot është duke u ballafaquar me sulme kibernetike. Sulmi ka filluar në orën 8 të mëngjesit. Ekipet tona i kanë identifikuar IP-të që po sulmojnë dhe janë duke u marrë intensivisht me parandalimin përfundimtar të sulmit”, ka njoftuar Telekomi i Kosovës.