Konfirmohet koha kur do të kthehet Lukaku nga lëndimi

Interi ka marrë lajme të mira nga stafi mjekësor, pasi Romelu Lukaku ka shënuar progres në rikuperimin e tij nga lëndimi muskulor dhe pritet të kthehet pas pushimit për ndeshjet e përfaqësueseve.
Sulmuesi ishte tërhequr nga stërvitjet para Derby della Madonnina ndaj rivalit të përbetuar, Milan dhe ishte diagnostikuar me një lezion të muskujve fleksorë në kofshën e majtë.
Sipas Sky Sport Italia, Lukaku ka bërë një tjetër kontroll në vendlindje që ka shfaqur përparim në procesin e shërimit.
29-vjeçari nuk do të mund të luajë në ndeshjen e fundjavës në Serie A ndaj Udineses, mirëpo pritet të kthehet në kampin e Interit pas ndeshjeve të përfaqësueseve që zhvillohen në javën e ardhshme.