75 Mall Live Search
20:16 / E Martë, 13 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Ministri Krasniqi zhvillon disa takime të rëndësishme në Izrael

Ministri Elbert Krasniqi, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme në Izrael, ai u takua me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit,Idan Roll, ku diskutuan rreth mundësisë së bashkëpunimit në mes të dy shteteve.

Po ashtu u takua me  Zëvendës Drejtoren e Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, njëherësh Udhëheqësen e Divizionit për Euro-Azi,  Simona Halperin, ku diskutuan për prioritetet e dy qeverive në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm lokal, transmeton IndeksOnline

Takim zhvilloj edhe me me Zëvendës Drejtoren e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, njëherësh Udhëheqësen e Agjencionit të Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar, Einat Shlain, ku biseduan për temat të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal./IndeksOnline/

Postimi i plotë:

Takime të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit.

Me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, z. Idan Roll diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy shteteve duke u fokusuar në mundësitë e bashkëpunimit në mes të Komunave të Republikës së Kosovës dhe Komunave të Shtetit të Izraelit, shkëmbimin e përvojave në fushën e zhvillimit ekonomik lokal dhe ofrimit të shërbimeve së më efikase për qytetarët.

Me Zëvendës Drejtoren e Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, njëherësh Udhëheqësen e Divizionit për Euro-Azi, znj. Simona Halperin, kemi biseduar për prioritetet e dy qeverive në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm lokal, iniciativat e dy ministrive dhe programet konkrete për bashkëpunim në mes të dy vendeve.

Ndërsa, në takim me Zëvendës Drejtoren e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, njëherësh Udhëheqësen e Agjencionit të Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar, znj. Einat Shlain, kemi diskutuar temat të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal, agjendën e gjelbër dhe digjitalizimin në nivel lokal.