75 Mall Live Search
20:26 / E Martë, 13 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Bëhet riparimi i Soliterëve të Ulpianës

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se është bërë riparimi i Soliterëve të Ulpianës.

Përmes rrjetit social Facebook, ai ka bërë të ditur se kanë investuar në fasada, në dritare dhe dyer të reja.

Gjithashtu bëri të ditur se tani do të jenë më efiçient në shfrytëzimin e energjisë.

Postimi i plotë:

“Pamja e re e Soliterave të Ulpianës!

Përveç bukurisë, tani janë edhe shumë më efiçient në shfrytëzim të energjisë. Fasadë e re, dritare të reja, dyer të reja”./Indeksonline/