75 Mall Live Search
23:37 / E Martë, 13 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Çitaku i reagon Kurtit: Nëse dikush të quan vëlla nuk është fyerje

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, ku deklaroi se Rrahman Jashari i kishte thënë ta ndihmoj si vëlla.

Ajo ka thënë se nëse dikush të quan motër ose vëlla nuk është fyerje, transmeton IndeksOnline.

Çitaku ka kërkuar nga Kurti të ulet të bisedoj me grevistët për të gjetur zgjidhje, pasi çelsat e dyrve të shkollave janë te ai.

Ajo gjithashtu ka thënë se asnjë nga mësuesit nuk i kanë fëmijet në shkolla private e as në Norvegji./IndeksOnline/