75 Mall Live Search
07:14 / E Mërkurë, 14 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Molliqaj sot mban konfernecë për media, shkak vizita e Kryetares së Gjykatës Speciale

PSD-ja sot do të mbajë konferencë për medie.

Konferenca do të mbahet në orën 13:00, dhe para medieve do të dalë kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj.

Molliqaj do të flasë në lidhje me vizitën e Kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie.

Konferenca do të mbahet në zyrat qendrore të kësaj partie.