75 Mall Live Search
08:27 / E Mërkurë, 14 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Demi Lovato thotë se “Holy Fvck” do të jetë turneu i saj i fundit

 Këngëtarja e njohur amerikane, Demi Lovato ka përfunduar punën me turnet.

Këtë rrëfim artistja e bëri në një sërë postimesh në InstaStory të martën (13 shtator) të cilat i fshiu më pas i fshiu.

Përmes postimeve 30-vjeçarja njoftoi se turneu “Holy Fvck” do të jetë i fundit nga ajo.

“Unë jam aq e sëmurë, sa nuk mund të ngrihem nga shtrati”, shkroi Lovato sipër fotove që duket se janë marrë nga një dhomë hoteli.

“Nuk mund ta bëj më këtë. Ky turne i radhës do të jetë i fundit. Ju dua dhe ju falënderoj të gjithëve”, ka shkruar tutje ajo.