75 Mall Live Search
10:00 / E Mërkurë, 14 Shtator 2022 / A. M.

Ushtarakut i ndodhi e papritura, gjatë largimit të arkivolit të mbretëreshës angleze

Një moment i papritur ka ndodhur derisa arkivoli i mbretëreshës së ndjerë të Anglisë largohet nga Katedralja e Shën Giles në Edinburg. Një ushtarak mbretëror është alivanosur dhe i njëjti me shpejtësi është larguar nga rreshti.

Një Shigjetar Mbretëror u pa duke rënë të fikët jashtë Katedrales së Shën Giles, ndërsa arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II u transportua në makinën e varrimit.  Më pas ai mund të shihej i ulur pas statujës së Walter Montagu Douglas Scott me kapelën e tij në duar

Kompania Mbretërore e Shigjetarëve kishte qëndruar jashtë Katedrales në pritje për të marshuar pranë arkivolit të Mbretëreshës, transmeton Indeksonline

Ushtaraku i trullosur më pas u pa i ulur larg nga sytë prapa statujës së Walter Montagu Douglas Scott.

“Daily Mail” ka publikuar pamjet të cilat tregojnë momentin e ngjarjes.

Ushtaraku i trullosur më pas u pa i ulur larg nga sytë pas statujës së Walter Montagu Douglas Scott.

Video: