Rast “Sui Generis”, Murati i çuditur me vendim e Kurtit për krijimin e Komisionit të Shëndetësisë

Kryetari i Levizjes për Bashkim, Valon Murati, është çuditur me vendimin e kryeministrit Albin Kurti, për krijimin e Komisionit të Shëndetësisë.
Ai krijimin e këtij komisioni e ka quajtur si rast “Sui Generis”.
”Neve sui generisi nuk po na ndahet. Sot një vendim sui generis e mori kryeministri. Duke pas ministër dhe ministri të shëndetësisë, ai krijoi komision të shëndetësisë sepse pas një viti e gjysëm qeverisjeje e konstatoi se gjendja është alarmante në shëndetësi dhe ai duhet vetë drejtpërdrejtë ta udhëheq atë fushë. Për të qenë çudia më e madhe në të njëjtin komision ka emëruar edhe ministrin e edhe zv.ministrin e shëndetësisë plus disa ministra të tjerë”, ka shkruar Murati./IndeksOnline/