75 Mall Live Search
08:00 / E Enjte, 15 Shtator 2022 / AR

R.Kelly shpallet fajtor për abuzim seksual ndaj fëmijëve

R.Kelly është shpallur fajtor për abuzim seksual ndaj fëmijëve.

Këngëtari u akuzua për 13 vepra, duke përfshirë këtu pornografinë e fëmijëve si dhe joshjen për të kryer marrëdhënie seksuale, transmeton Indeksonline.

Prokurorët e Çikagos pretendojnë se këngëtari dhe dy ish-punonjësit e tij u përpoqën t’iu japin ryshfet viktimave dhe dëshmitarëve.

Artisti është duke u përballur me akuza për abuzim ndaj fëmijëve që nga vitit 1990./Indeksonline/