75 Mall Live Search
08:52 / E Enjte, 15 Shtator 2022 / AR

Shihni momentin kur rojes mbretërore i bie të fikët pranë arkivolit të Mbretëreshë Elizabeth (Video)

Mijëra britanikë, por jo vetëm, janë duke i dhënë lamtumirën e fundit mbretëreshën Elizabeth.

Lodhja , për shkak të radhëve të pafund vihet re edhe te rojet mbretërorë që qëndrojnë rreth platformës ku është vendosur prej ditës së djeshme arkivoli i monarkes.

Sipas Daily Mail,  e cila publikon videon përkatëse, njërit prej këtyre rojeve i ka rënë të fikët duke rënë me fytyrë përtokë në dyshemenë e sallës .

Ngjarja ndodhi teksa kishte filluar ndërrimi i gardës dhe, sipas gazetës britanike, transmetimi i drejtpërdrejtë nga dhoma e Westminsterit u ndërpre për disa minuta pasi policia nxitoi për të ndihmuar burrin.