75 Mall Live Search
10:56 / E Enjte, 15 Shtator 2022 / B O

“Shko tek dentisti! Mjekërbardhë e flokë të zeza” Alibeaj e Majko përplasen për 500 mijë $ rusë

Raporti i inteligjencës amerikane për dhënien nga Moska të 500 mijë dollarëve për PD-në në 2017 u bë temë debati dhe replike në Kuvend mes deputetit socialist Pandeli Majko dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj “Si I vjetër që ke qenë dhe je në politikë prit dhe ca orë me do të përgënjeshtrohesh. Është mirë që pas ca orësh të shkosh tek dentisti”

Deputeti Pandeli Majko: “Unë respektoj shumë këta tipat që kanë mjekër të bardhë e flokë të zezë. Dua që të përgënjeshtrohet dhe gjysmë million dollarë nuk janë marrë nga PD por po e përsëris. Ajo që keni diskutuar ju dhe midis vetit dhe pranë sistemit të drejtësisë është një akuzë që dje është ripërsëritur. Unë uroj që zoti Basha të shkojë normalisht në SHBA dhe partia që u krijua nga studentët të mos jetë në akuzë për infiltrim të politikës ruse”

Replika u duartrokit nga deputetët kolegë të tij.