75 Mall Live Search
22:04 / E Hënë, 19 Shtator 2022 / AR

Video/ Dëmtime të mëdha në QKMF-në e Fushë Kosovës, kryeshefi Gashi thekson nevojën për intervenim

Objekti i Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare në Fushë Kosovë nuk është në gjendje të mirë. Në disa dhoma ka dëmtime të mëdha të mureve e shtrateve, gjë e cila po vështirëson shërbimin për pacientët.

Se ka nevojë për intervenim, për Indeksonline ka konfirmuar edhe kryeshefi i kësaj qendre, Mustafë Gashi.

Ai tregon se janë siguruar mjetet për intervenim por se akoma nuk kanë filluar punimet shkaku i një ankese nga një operator tjetër.

Madje ai thotë se kanë qenë të përgatitur për zhvendosje në objektin e ri të Qendrës së Mjekësisë Familjare, posa të fillojë intervenimi në katin e parë të objektit të vjetër, por u shtye zhvendosja arsyeja e vonesave të procedurës së punës.

“Kati i parë ka pasë me u rregullu, pas ankesave të operatorit tjetër, lënda është kthyer në rishqyrtim, tash po bëhet pritja për procedurat tjera, afati kohor i përgjigjes. Ka pasë me u rregullu me dysheme, me mure, me rrymë me kanalizim me gjithçka. Ne kemi qenë duke u përgatit me u zhvendos komplet stafi dhe shërbimet, komplet çka ofrohet me kujdestari të natës me intervencë me krejt në Qendrën e Mjekësisë familjare të re, te objekti i ri, brenda javës kemi pasë me u zhvendos, veç kanë pasë barnat me u zhvendos, këtu ka pas me mbet veç laboratori edhe rentgeni. Krejt shërbimet tjera andej. Nuk u zhvendosëm se u vonu procedura e punës, pati ankesë edhe u shtye fillimi i punimeve. Është nevoja për me intervenu, janë dëmtu gjërat. Janë siguru mjetet për me intervenu por tani është puna teknike”, theksoi Gashi.

Sa i përket stafit shëndetësor, Gashi bëri të ditur se ka stabilitet në atë drejtim.

Siç tregon ai, para një muaji kanë pranuar 45 punëtorë dhe janë në pritje edhe të një numri tjetër.

“Jemi shumë më mirë, presim me ardhë edhe punëtorë tjerë. Ka stabilitet të stafit, krahasuar me përpara. Para një muaji kemi pranu 45 punëtorë. E ka stabilizu dukshëm procesin e punës”, tha ai./Indeksonline/