Kur paraqitet cikli i parë menstrual pas lindjes?

Janë nëntë muaj shtatzëni, nëse lindja ka qenë në termin dhe sigurisht se ndryshimet në trupin e një gruaje janë të shumta.
Shumë shpesh gratë e kanë një ndjenjë se cikli i tyre sa më shpejtë që paraqitet aq më mirë do të ndjehen ato, sigurisht se kjo e ka një logjikë sepse me ardhjen e ciklit menstrual dhe rregullimit të hormoneve gratë ndjehen më mirë, por ardhja e ciklit të parë menstrual pas lindjes dallon te secila grua.
Fillimisht ka shumë rëndësi mënyra si e ushqeni foshnjën tuaj, nënat që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri ka gjasë që të fitojnë cikël menstrual më vonë se nënat që ushqejnë fëmijët me qumësht formulë.
Te gratë që ushqejënë fëmijët me qumësht formulë cikli mund të paraqitet pas pesë javësh apo pas tre muajve ndërsa te gratë që ushqejnë me qumësht gjiri cikli mund të mos paraqitet deri një vit pas lindjes.
Në spitalin ‘’Fati Im’’ në vizitat e para pas lindjes mjekët do ju japin spjegimet e nevojshme për kohën se kur pritet të fitoni ciklin e parë menstrual.
Ajo që ka rëndësi është që të kujtoni gjithmonë se asnjë grua nuk është e njejtë.
𝐒𝐏𝐈𝐓𝐀𝐋𝐈 “𝐅𝐀𝐓𝐈 𝐈𝐌” 𝐀𝐓𝐘 𝐊𝐔 𝐌𝐑𝐄𝐊𝐔𝐋𝐋𝐈𝐀 𝐅𝐈𝐋𝐋𝐎𝐍!
+383 45 322 250
+383 48 322 250