Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Slavia – Ballkani, ky është rezultati

Ka përfunduar me rezultat 3:2, pjesa e parë e ndeshjes Slavia-Ballkani.
Ballkani ishte duke udhëhequr dy herë, por që në fund të pjesës së parë, Slavia arriti ta përmbys rezultatin, shkruan IndeksOnline.
Serin e golave e hapi Ermal Krasniqi në minutën e 23-të.
Pas tre minutave David Jurasek barazoi rezultatin.
Ballkani edhe njëher kaloi në epërsi me golin e Meriton Korenicës në minutën e 29-të.
Slavia u rikthye në lojë përsëri me Peter Olayinka i cili barazoi rezultatin në minutën e 34-të, ndërsa Lukas Masopust shënoi golin e epërsisë në minutën e 41-të.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 3-2 për skuadrën çeke./IndeksOnline/