Zbulohet plantacion i madh kanabisi në Malin e Olimpit në Greqi

Një plantacion i madh me bimë narkotike është zbuluar në Malin e Olimpit në Greqi. E përditshmja greke “Kathimerini” raporton se policia ka zbuluar 4 mijë bimë kanabisi gjatë një aksioni anti-drogë.
Dy persona janë arrestuar për këtë plantacion me kanabis. Bimët narkotike janë asgjësuar me djegie ndërsa një pjesë tjetër është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Ditën e enjte, policia greke zbuloi një tjetër plantacion të madh me drogë në një zonë pyjore në Patra, me 2440 bimë kanabisi.