75 Mall Live Search
13:48 / E Premte, 16 Shtator 2022 / L K

Pushimi i lehonisë kërkohet të mbulohet 100% nga shteti

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, Ministrit të Financave Hekuran Murati, që pushimi i lehonisë të mbulohet nga shteti 100%.

Ata përmes një shkresë drejtuar të parëve të shtetit kërkuan së në buxhetin e vitit 2023 të parashihet kjo mbështetje për gratë.

Dhoma e tregtisë dhe Industrisë ne Kosovë cilësuan se pushimin e lehonisë të largohet nga barra bizneseve, në këtë mënyrë të kontribojnë në përkrahjen e bizneseve dhe rritjen e punësimit të grave./IndeksOnline/