Bajrami: A ka kush që Kryeministrit ja llogaritë koston e orëve të humbura të mësimit për fëmijët tonë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi që Qeveria e Kosovës nuk po i përfill kërkesat e grevistëve, dhe fëmijët po mbesin pa mësime.
Ajo ka shkruar se Ministrja e arsimit ka shkel Kushtetutën me arsyen kishe për të siguruar ”mbarëvajtjen e arsimit” në komunën e Kamenicës, ndërsa sot e njëjta po rri e qetë duke i pasë 318 mijë nxënës jashtë procesit mësimor, transmeton IndeksOnline
‘’Minstrja e arsimit shkeli Kushtetutën me arsyen kishe për të siguruar ”mbarëvajtjen e arsimit” në komunën e Kamenicës. Sot, e njëjta rri e qetë, duke i pasë 318 mijë nxënës jashtë procesit mësimor’’ ka shkruar ajo.
Ajo i ka drejtuar edhe një pyetje kryeministrit pasi që ai kishte thënë se ”bankroton shteti nëse i ndan edhe disa miliona për arsim” por a ka kush që Kryeministrit ja llogaritë koston e orëve të humbura të mësimit për fëmijët tonë?!
”Kryeministri tha: ”bankroton shteti nëse i ndan edhe disa miliona për arsim”. A ka kush që Kryeministrit ja llogaritë koston e orëve të humbura të mësimit për fëmijët tonë?! Kryeministër, disa gjëra nuk kanë çmim sepse kushtojnë shumë’’, ka shkruar Bajrami./IndeksOnline/
Postimi i plotë:
Që nga fillimi i pandemisë, 11 marsi 2020, në vendin tonë nuk ka pasur proces të rregullt mësimor.
Minstrja e arsimit shkeli Kushtetutën me arsyen kishe për të siguruar ”mbarëvajtjen e arsimit” në komunën e Kamenicës. Sot, e njëjta rri e qetë, duke i pasë 318 mijë nxënës jashtë procesit mësimor.
Kryeministri tha: ”bankroton shteti nëse i ndan edhe disa miliona për arsim”.
A ka kush që Kryeministrit ja llogaritë koston e orëve të humbura të mësimit për fëmijët tonë?!
Kryeministër, disa gjëra nuk kanë çmim sepse kushtojnë shumë!