75 Mall Live Search
14:38 / E Premte, 16 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Abdixhiku takohet me deputetin gjerman, bisedojn për liberalizimin e vizave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiu priti sot në takim  deputetin, njëherësh kryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman, Anton Hofreiter.

Gjatë takimit diskutuan për zhvillimet politike në vend, procesin e integrimeve evropiane, ndërsa në  vecanti për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Kryetari Abdixhiku falënderoi deputetin Hofreiter për kontributin e shtetit të tij nëpër të gjitha proceset që ka kaluar Kosova, përfshirë ato integruese.

Në fund të takimit, kryetari Abdixhiku, theksoi se thellimi i bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet vendit tonë dhe shtetit mik gjerman është në interes të përbashkët./IndeksOnline/