75 Mall Live Search
14:50 / E Premte, 16 Shtator 2022 / k.v

Arrestohet 40-vjeçari në Vushtrri, është i dënuar me 3 vjet e gjysmë burg

Gjatë ditës së sotme njësitet policore në Vushtrri, në bazë të urdhëresës aktive kanë arrestuar një person i cili ishte në kërkim me urdhëresë  të lëshuara nga Gjykata kompetente.

Personi i arrestuar, Y. Z., 40-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar  për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, i njëjti pas përfundimit të procedurave policore  është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 3 vjet e  6 muaj./IndeksOnline/