Ky është konkurrenti i radhës në “Dancing With the Stars”

Nga dita në ditë po zbulohen konkurrentë të rinj që do të marrin pjesë në spektaklin e kërcimit “Dancing With the Stars”.
Sot, një tjetër emër jo pak i njohur është bërë publik nga vetë faqja zyrtare e emisionit. Bëhet fjalë për Arbër Çepanin.
“Kërcimi do të jetë investimi i tij më i madh këtë vit. Një biznesmen si Arbri, gati për të përveshur mëngët në #DWTS.”- shkruhet në postim.
Të tjerë konkurrentë të konfirmuar deri tani janë Alban Nimani, Sara Hoxha, Isli Islami, Megi Pojani, Ardit Çuni, Deborah Keçi, Salsano Rrapi dhe Irini Qirjako.
