Dest tregon dallimet mes Milanit dhe Barcelonës

Sergino Dest ka shpjeguar dallimet teknike në mes të Milanit dhe Barcelonës dhe ka konfirmuar që ai mund të luajë edhe në pozita tjera, jo vetëm si anësor i djathtë në mbrojtje.
Përfaqësuesi i SHBA ju bashkua Kuqezinjve si i huazuar me mundësi blerje nga Barcelona në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Ishte një marrëveshje e shpejt pasi që kampionët e Serie A ju desh ta zëvendësojnë të lënduarin Alessandro Florenzi, i cili pritet që të mungojë për disa muaj.
Dest është shpalosur sot si lojtar i Milan teksa ka mbajtur një konferencë për shtyp në Milanello.
“Më pëlqen që jam në këtë klub më shumë histori dhe me prezencë të madhe. Pioli luan me anësor të mbrojtjes që dëshirojnë të shkojnë përpara dhe kjo është perfektë për mua. Kam nevojë të koncentrohem dhe të jem i sigurt që mund ta ndihmoj skuadrën të fitojë me anë të aftësive të mija. Ky sistem mund të jetë shumë frytdhënës për mua”, tha ai.
Cilat janë dallimet në mes të Milanit dhe klubeve të tij të mëparshme?
“Kur luaja në Ajax dhe shkova të Barça ata kishin një stil të njëjtë, më shumë posedim dhe mendoj se këtu luhet një futboll më funksional, ne shkojmë më shpejt të goli dhe duhet të jemi të sigurt që të mbrohemi si ekip”, tha ai.
“Është vështirë që të jepet një shembull për ndonjë krahasim perfektë, ndoshta kësaj pyetje do t’i përgjigjëm në fund të sezonit më mirë”.