75 Mall Live Search
10:18 / E Shtunë, 17 Shtator 2022 / B O

“Ka shikimin e një tigri”, trajneri italian me fjalë të mëdha për Ardian Ismajlin

Paolo Zanetti ka fjalë të mira edhe për qendërmbrojtësin Ardian Ismajli, veç fantazistit Nedim Bajrami. Tekniku i Empolit në mediat italiane ka deklaruar:

“Ardianin e njoha këtë verë dhe mjaftoi një shikim për t’u kuptuar me njëri-tjetrin. Ka një karakter të jashtëzakonshëm dhe shkon në fushë me sytë e një luftëtari, me shikimin e një tigri.

Kemi mentalitet të njëjtë dhe nëse do të shkoja në luftë, do ta merrja padyshim në krah. Këto janë cilësitë e tij dhe e meriton padyshim momentin fantastik që po kalon”.