A do ti vazhdohet kontrata Ramosit, flet drejtori i PSG-së

Sergio Ramos është bërë lider i mbrojtjes te klubi francez PSG.
Është raportuar se mbrojtësit spanjoll shum shpejt mund ti ofrohet vazhdimi i kontratës, transmeton IndeksOnline.
Rreth kësaj teme ka folur edhe drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos.
Ai ka thënë se nëse Ramos vazhdon me paraqitje të mira, padyshim që do ti vazhdohet kontrata.
“Jam i lumtur me Sergio Ramos, kështu që nëse vazhdon të performojë kështu… Pse jo? ”
Ai po kalon një sezon shumë të mirë dhe e njëjta gjë për Leo Messin – do të ishte mirë të vazhdonte të dyja kontratat”, ka deklaruar Campos./IndeksOnline/