75 Mall Live Search
14:08 / E Shtunë, 17 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Krasniqi: Dëmet e vërshimeve duhet të jenë në agjendë urgjente të qeverisë

memli krasniqi

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka reaguar pas vërshimeve që kanë ndodhur ditën e sotme, ai ka bërë thirrje urgjente Qeverisë që tu dalë në ndihmë të gjithë të prekurve nga vërshimet e fundit.

Ai po ashtu ka shkruar se qytetarët kanë nevojë , kanë nevojë për ndihmën e shtetit, jo vetëm për të sanuar, por edhe për ta tejkaluar në mënyrë të qëndrueshme këtë situatë, transmeton IndeksOnline

Më tutje ai ka shprehur keqardhjen për të gjithë banorët, ndërmarrësit dhe ekonomitë familjare që janë ballafaquar me këto vërshime./IndeksOnline/

Postimi i plotë:

Lehtësimi i ballafaqimit të qytetarëve me dëmet nga vërshimet e djeshme në disa rajone të Kosovës, duhet të jetë sot në agjendë urgjente të qeverisë. Qytetarët e Rahovecit dhe Gjakovës, si dhe zonave të tjera të dëmtuara, kanë nevojë për ndihmën e shtetit, jo vetëm për të sanuar, por edhe për ta tejkaluar në mënyrë të qëndrueshme këtë situatë, për të cilën nuk ka garanci se nuk mund të përsëritet edhe më vonë. Prandaj, investimet kapitale në ngritjen e infrastrukturës që rehabilitojnë në mënyrë afatgjatë situata të tilla janë të domosdoshme.

Fatkeqësisht, qeveria jonë këto nevoja i kupton vetëm pas ballafaqimit të qytetarëve me pasoja. Shprehë keqardhjen dhe bashkëndjesinë time të thellë për të gjithë banorët, ndërmarrësit dhe ekonomitë familjare që janë ballafaquar me këto vërshime dhe i bëj thirrje urgjente qeverisë për të qëndruar afër nevojave imediate që kanë të gjithë të prekurit nga vërshimet.