Ky do të jetë Drejtori i ri sportiv te Chelsea

Skuadra e Chelseas, ka arritur marrëveshje personale me Christoph Freund, i cili do të jetë drjtori i ri sportiv i klubit.
Londinezët tani janë në bisedime me Salzburgun, për transferimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur, transmeton Indeksonline.
Freund do të bashkëpunoj me trajnerin Potter, për të ndërtuar ekipin e ardhshem të Chelseas.
Kështu ka njoftuar gazetari i njohur, Fabrizio Romano.
Freund njihet për zbulimin e talentëve të rinjë që tani janë ndër më të mirët në evropë me emra si Haaland, Mané, Keita, Upamecano dhe të tjerë./IndeksOnline/