Pas fitores me Romën, Atalanta merr kreun e Serie A

Atalanta ka shënuar fitore ndaj Romës në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Serie A.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Olimpico” ka përfunduar me rezultatin 0:1, shkruan Gazeta Express.
Giorgio Scalvini (35’) e shënoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e drejtuar nga Gian Piero Gasperini.
Atalanta pas kësaj fitore ka 17 pikë dhe është lidere në tabelë, me një pikë më shumë se Udinese e pozitës së dytë.
Megjithatë, renditja mund të ndryshojë varësisht nga ndeshja që zhvillohet sonte mes Milanit dhe Napolit. Këto dy skuadra kanë nga 14 pikë.
Ndërkohë, Roma renditet e gjashta me 13 pikë.