75 Mall Live Search
23:00 / E Diele, 18 Shtator 2022 / AR

Reali nuk di për humbje, mposhtë edhe Atletico Madridin

Real Madridi po vazhdon me bilanc të njëqindpërqind të fitoreve pasi ka triumfuar edhe ndaj rivalit lokal Atletico Madrid.

Skuadra e drejtuar nga strategu italian Carlo Ancelotti ka triumfuar me rezultat 2-1 në “Wanda Metropolitano” për të vazhduar kështu qëndrimin në vendin e parë në tabelën e La Ligas.

Dy golat e Real Madridit u realizuan në pjesën e parë nga Rodrygo në minutën e 18’ dhe Valverde në të 36-tën, përcjellë KosovaPress.

Ndeshjen shumë më interesante në fund e bëri goli i Hermosos në minutën e 83’ për 2-1, por kjo ishte e gjitha për skuadrën e Simeones.

Reali e kryeson tabelën e 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, kurse Atletico Madridi mbetet në vendin e shtatë me 10 pikë.