Milani shijon humbjen pas disa muajve

Milani ka pësuar humbjen e parë këtë edicion të Serie A.
Kmapioni në fuqi i Italisë ka pësuar disfatë me rezultat 2-1 nga skuadra e Napolit, në stadiumin ”San Siro”, shkruan IndeksOnline.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.
Napoli kaloi në epërsi qysh në minutën e 55-të me anë të Mateo Politano i cili ishte i saktë nga penalltia.
Milan barazoi rezultatin me golin e Olivier Giroud në minutën e 69-të, por Napoli shfrytëzoi për mrekulli një gabim në mbrojtje duke rikthyer epërsinë me golin e Giovanni Simeones në minutën e 78-të.
Në minutat e mbetura ”Rosonerët” edhe pse në disavantazh, vazhduan me lojë të bukur duke krijuar shumë raste por fati nuk ishte në anën e tyre.
Kjo ishte humbja e parë e Milanit në Serie A që nga muaji Janar kur u mposht nga skuadra e Spezias me rezultat 2-1.
Pas kësaj fitoreje, Napoli merr kryesimin e tabelës së Serie A me 17 pikë, kurse Milanin renditet në vendin e pestë me 14 pikë./IndeksOnline/