75 Mall Live Search
13:24 / E Hënë, 19 Shtator 2022 / B O

Xhavit Haliti flet pas raportit se ishte në listën e eliminimit: Dikur kisha mbrojtje të afërt të policisë

Xhavit Haliti ka reaguar për herë të parë pas raportimit të A2 se ishte në listën e eliminimeve. Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj këtyre tre personave.

Sipas informacione të Njësisë Kundër Terrorizmit, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha. Objektivi i dytë ishte Xhavit Haliti, i cili do të vritej një muaj pas Haxhës për t’u dukur si hakmarrje. Më pas, do të vritej edhe kryeministri Albin Kurti.

Xhavit Haliti ka thënë për Indeksonline se ka patur paralajmërime ndërsa një kohë kishte edhe mbrojtje të afërt të Policisë së Kosovës.

“Afro 3 vjet më herët më kanë ruajt 6 muaj kam pas mbrojtje të afërt të policisë, shtëpi, punë, rrugë kudo që kam lëvizë. Se kam patur të qartë se për çfarë saktë bëhet fjalë. Kërcënime të tilla i kam të rregullta nga viti 1985” ka thënë Haliti./Indeksonline/