Dua Lipa shkëlqen në turneun e saj në Kolumbi

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, është shfaqur tejet mahnitëse në përformancën e saj në Bogota në Kolumbi, ku e mbajti turneun e saj “Future Nostalgia”.
27 vjeçarja doli në skenë bashkë me grupin e saj të vallëzimin, transmeton Indeksonline.

Krijuesja e hitit “Levitating” po e shijonte në maksimum këtë koncert, ku u pa duke u freskuar me koktej dhe duke nënshkruar autografe për fansat gjatë turneut.

Ajo gjithashtu publikoi pamje të shfaqjes së saj si dhe fishekzjarrëve të cilët janë përdorur në fund të koncertit./indeksonline/

