Njësiti i deminimit mbërrin në Spitalin e Pejës

Ekipi deminues ka mbërritur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, pas konfirmimit se në të gjendet një mjet shpërthyes.
Bashkë me ta, në vend të ngjarjes gjendet edhe Policia e Kosovës.

Indeksonline më herët raportoi se dyshohet që bombën e ka futur brenda në spital një pacient.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 12:40 minuta, Policia është njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë, stafi mjekësor, gjatë kontrollit te një pacient, ka gjetur në gjep të jaknës një mjet shpërthyes. Policia ka dalur në vend të ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes. Janë larguar stafi dhe pacientët nga aty. Pritet të dalë njësiti deminues në Spital” deklaroi Gashi për Indeksonline./Indeksonline/