75 Mall Live Search
15:14 / E Hënë, 19 Shtator 2022 / LB

Mbështetje prej 8,500 euro/MAShT fton studentët e interesuar për doktoraturë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur thirrje, me të cilën ftohen studentët kosovarë që ndjekin studimet e doktoraturës në 500 universitetet më të mira në botë, që të konkurrojnë për përfitimin e mbështetjes financiare për doktoraturë  në vlerë vjetore prej 8,500 euro.

Thirrja është e hapur nga data 19.09 2022 deri më 03.10. 2022, në ora 16.00.

Aplikimi bëhet në platformën e-Kosova.