Son flet pas ”hat-trickut” ndaj Leicesterit: Nuk jam i lumtur me paraqitjet e mija

Futbollisiti Heung-Min Son ka shënuar ”hat-trick” gjatë fundjavës për Tottenhamin në fitoren 5-2 kundër skuadrës së Leicesterit.
Koreano-Jugoiru ishte cak i kritikave pasi kishte tetë ndeshje pa shënuar, transmeton IndeksOnline.
Pas ndeshjes kundër Leiccesterit, Son deklaroi se nuk ishte i lumtur me paraqitjet e tij në fillim të sezonit.
“Nuk isha i kënaqur me shanset e mia për të shënuar. Isha i zhgënjyer nga vetja. Gjithmonë më ka pëlqyer futbolli dhe gjithmonë mendoj për futbollin. Unë jam sulmues, nuk shënova dhe nuk isha i lumtur”, tha fillimisht Son.
“Mendoj gjithmonë se çfarë mund të përmirësoj”, ka shpjeguar sulmuesi duke folur për shtypin anglez./IndeksOnline/