Të gjithë sytë kah Mc Kresha, zbulohen befasitë e radhës
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/09/mc-kresha1.jpg)
Kreshnik Fazliu i njohur me emrin e artit Mc Kresha, është rep artist i cili po kujdeset që çdoherë të pasurojë tregun muzikor me hite, falë të cilave po dëgjohet dhe po kërkohet nga publiku.
Vera e vitit 2022 ka rezultuar mjaftë e suksesshme për të, ku në çdo koncert që ka marrë pjesë sallat kanë qenë të stërmbushur nga fansat.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/09/image-106.png)
Vlen të përmendet pjesëmarrja e tij dhe e Lyrical Son në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë bëri “boom” të madh. Pasi dolën në skenë i tërë publiku këndonin njëzëri këngën e tyre “Semafori”.
Për video kliko KËTU.
Në një prononcim për Indeksonline, reperi u shpreh se kjo verë ka qenë shumë e suksesshme.
“Vera e këtij viti ka qenë shumë e nxonun, shumë e suksesshme, gjithçka në rregull”, tha ai.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/09/image-104.png)
Pas suksesit të madh me albumin “Muzikë e Alltisë” ai bashkë me Lyricalin kanë nisur të punojnë për pjesën e dytë të albumit, i cili do të ketë edhe bashkëpunime.
“Un dhe Lyrical jemi tu e nxer pjesën e dytë të albumit “Muzikë e Alltisë”. Me Lyricalin e kemi albumin përgjysmë. Është album i dy artistëve, i jemi dhe i Festimit por do të ketë edhe bashkëpunime. Kemi me pas një këngë me Dafina Zeqirin brenda në album e detajet tjera do zbulohen me kohë”, përfundoi ai./Indeksonline/
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/09/image-105.png)