Marca: Busquets do të largohet nga Barcelona

E ardhmja e Sergio Busquets duket se është larg Barcelonës. Siç raporton Marca, në fund të sezonit mesfushori spanjoll, nëse nuk ka ndonjë surprizë, do të transferohet në MLS.
Dy lojtarët që drejtuesit e Barçës po ndjekin për të zëvendësuar mesfushorin janë Martin Zubimendi i Real Sociedad, klauzola e lirimit të të cilit është 60 milionë euro dhe Ruben Neves i Wolverhampton.