75 Mall Live Search
23:25 / E Martë, 20 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Drejtori i Policisë Kufitare priti në takim Shefin e Misionit të UNHCR-së

Sot, Kolonel Ragip Bunjaku, Drejtor i Policisë Kufitare ka pritur në takim z. Arjun Shrestha, Shef i Misionit të UNHCR-së.

Në këtë takim mori pjesë edhe  Teute Krasniqi, Zyrtare e Lartë Ndërlidhëse e FRONTEX-it në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë takimit zyrtarët e subjekteve respektive kanë diskutuar lidhur me hapat konkret për vazhdimin e bashkëpunimit të mirëvendosur, përfshirë mbrojtjen e personave për të cilët kujdeset UNHCR./IndeksOnline/