Biçiklisti nga Prizreni i pafat, bie në një kanal!

Një person është lënduar ditën e djeshme në Prizren.
Derisa ishte duke ngasur ai biçikletën kishte rënë në një kanal-vend punim të një kompanie e cila ishte duke i kryer disa punime në rrugë.
I lënduari është dërguar në Spitalin e Prizrenit, për të pranuar tretman mjekësor.
Njësit përkatës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./IndeksOnline/