75 Mall Live Search
11:35 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / B O

Te Kosova U21 vije supertalenti i Hannoverit, njihuni me Podrimajn, emrin që premton shumë në futboll

Kombëtarja e Kosovës U21 ka filluar përgatitjet në Antalia të Turqisë, ku do të qëndrojë për disa ditë në kuadër të Kampit stëvitor për ciklin e ardhshëm kualifikues.

Për herë të parë Dardanët U21 janë duke u drejtuar nga përzgjedhësi Afrim Tovërlani. Pjesë e U21-ve për herë të parë është grumbulluar edhe një emër premtues i futbollit kosovar.

Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar, Adem Podrimaj. Mesfushori 19 vjeçar është pjesë e Hannoverit në Gjermani dhe një nga talentët më premtues të skuadrës së madhe gjermane.

Familja e Podrimajt jeton në Austri, por që vetë talenti kishte sakrifikuar duke u ndarë si 11 vjeçar me familjen për të bërë karrierë në të gjitha grupmoshat e Hannoverit.

I fuqishëm në mesfushë, me teknikë të përsosur dhe si luan i vërtetë në secilën lojë, Podrimaj po ecën sigurt drejt majave të futbollit./Indeksonline/