Zaev tregon dy çështjet e rëndësishme për Kosovën që bisedoi me Haradinajn
Kryeministri i Maqedonisë, Zoan Zaev dhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj janë duke mbajtur aktualisht një konferencë për media.
Zoan Zaev gjatë kësaj konference tha se arsyeja që po qëndron në Kosovë është avancimi i marrëdhënieve në mes të Maqedonisë dhe Kosovës.
Zaev tregoj se me Kryeministrin e Kosovës folëm për detyrimet dhe projektet e përbashkëta duke mos harruar edhe autostradën që lidh Prishtinën dhe Maqedoninë.
“Sot folëm për detyrimet dhe projekte të përbashkëta. Folëm për autostradën që e lidh Prishtinën me Maqedoninë po ashtu edhe për hapjen e kalimit të ri në Bilanovc. Me Kosovën kemi nënshkruar 19 dokumente, janë në pritje edhe 20 marrëveshja dhe gjithë kjo në interes të qytetarëve tonë” tha ai.
Kryeministri i Maqedonisë përfundoi duke thënë se Maqedonia dhe Kosova do të mbështesin njëri tjetrin duke qenë se janë dy shtete me aspirata të njëjta./Indeksonline/