Policia arreston një person në Pejë, sulmon policët hetues

Policia e Kosovë në Pejë ka arrestuar (F.H) pasi i njëjti ka sulmuar policët hetues.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të Pejës.
Fillimisht i dyshuari nuk ka pranuar që të tregoj dokumentet identifikuese, madje ka sulmuar policët hetues.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se policët e uniformuar i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe ai është shoqëruar për në stacionin policor në Pejë, ku edhe është duke u intervistuar.