75 Mall Live Search
12:23 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / AR

Mustafa – Muratit: Qaq shumë para kanë qytetarët në banka sa që 100 mijë djem e vajza e kanë lëshuar Kosovën prej kur erdhe në pushtet

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka komentuar deklaratën e fundit të ministrit të Financave, Hekuran Murtatit. Ministri tha se ekonomia e Kosovës po rritet.

Ndërkohë që Mustafa ironizon me këtë teksa thotë se qytetarët kanë aq shumë para në banka sa që 100.000 djem e vajza e kanë lëshuar Kosovën prej kur ka ardhë ministri në pushtet.

“Tregoni dikush ministrit të financave se qaq shumë po kanë qytetarët para në banka sa që 100.000 djem e vajza e kanë lëshuar Kosovën prej kur ka ardhë ministri në pushtet”, ka shkruar ai./Indeksonline/