75 Mall Live Search
16:25 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / Gj. Sh

Donjeta Sadiku i sjell Kosovës medalje nga Bullgaria

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka arritur të fitoj medaljen e argjentë, në turneun nderkombëtar “Balkan” i cili u mbajt në Sofia të Bulgarisë.

Sadiku në finale u mposht nga boksierja angleze Whitwell Shona, transmeton Indeksonline.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Boksit të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

MEDALJA E ARGJENTË PËR DONJETA SADIKUNSot u zhvilluan finalet e turneut nderkombëtar “Balkan”në Sofia,Bulgari ,në finale Donjeta Sadiku boksoj kunder boksieres nga Anglia Whitwell Shona në nji duel te fortë ku gjat tre raundave u shkembyen shum goditje dhe në fund gjyqtaret 2 me 1 fituese shpallen boksieren angleze Shona.Edhe pse Donjeta dominoi në dy raundet e fundit duke sulmuar dhe goditur kundershtaren e cila tanë kohen e mbajke dhe kur pritej qe Donjeta te shpallej fituese gjyqtaret menduan ndryshe dhe fituese shpallen boksieren nga Anglia.Trajnerja Mariola Sallauka esht e kenaqur me boksin dhe formen që tregoj Donjeta dhe per Donjeten keto duele ishin te mirseardhura para kampionatit Evropian qe mbahet ne muajin tetor në Budva (Mali i Zi).Drejtesinë në ket turne ndau gjyqtari nderkombetar IBA Latif Demolli./IndeksOnline/