75 Mall Live Search
10:06 / E Shtunë, 24 Shtator 2022 / A. M.

Rama në SHBA, takohet me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike

Kryeministri Edi Rama është takuar në New York me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland. Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë bën të ditur se kanë biseduar me zyrtaren e lartë amerikane për një sërë çështjes.

May be an image of 4 people, people sitting, people standing and indoor

Ndër të tjera, fokus i këtij takimi ka qenë sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë, porti i Durrësit, kriza e energjisë si dhe nisma e Ballkanit të Hapur.

“New York – Me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland, për agresionin iranian dhe planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike; portin e ri tregtar të Durrësit dhe bazën e re ushtarake detare; krizën energjitike dhe solidaritetin mes vendeve të aleancës pro Ukrainës për përballimin e saj; rolin e Shqipërisë në rajon, Ballkanin e Hapur si platformë paqeje dhe nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi ”, shkruan kryeministri.

May be an image of 2 people, people sitting and people standing