Pamje të reja, si arriti t’i arrestoi Policia e Kosovës tre persona në rrugët e Prishtinës
Policia që patrullon në kryeqytet është përballur sonte me një situatë të pazakontë.
Pasi sinjalizuan një veturë për ndalim të rregullt për kontroll, e njëjta ka vendosur t’u ikë zyrtarëve policorë, duke shkaktuar “skena” që u ngjajnë filmave aksion.
Përndjekja e makinës së dyshuar ka filluar qysh në rrugën B, për të vazhduar deri në Aktash, pranë Bregut të Diellit.
Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se si makina përndjeket nga policia, e cila arrinë ta neutralizojë në rrugën “Gazmend Zajmi”, ku edhe u arrestuan tre persona të dyshuar.
Indeksonline ju sjell pamje nga ky aksion.