75 Mall Live Search
10:17 / E Diele, 25 Shtator 2022 / MSH

Einxhel dhe Dagz drejt martesës?

Einxhel dhe DJ Dagz janë në pritje të ëmbël.

Dyshja u bënë çift gjatë qendrimit të tyre në Big Brother dhe lidhjen e tyre e përforcoi edhe më shumë shatzënia e Einxhelit.

Por, a e kanë ndërmend të martohen?

Dyshime ngjalli një Instastory e një faqeje të fansave, të cilën Einxhel e ripostoi në Instagramin e saj.

“A je gati per met propozu a jo” thuhet në fotografitë e Dagz dhe Einxhelit që mban lule në duar.

Ndoshta një plan i dasmës duket në horizont.

Çifti morën pjesë në dasmën e menaxherit të Dagz, Tatarukës, dhe si duket lulet që hodhi nusja, i mori Einxhel.

A ia lëshoi “rendin” Tataruka Dagzit? Mbetet të shihet./Indeksonline/