Çitaku e PDK-së i reagon Kurtit: Si duket e ka problem ta kuptojë se sindikatat nuk nënshtrohen

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti, i cili grevistët i quajti sindikalistë të PAN-it.
Ajo, përmes një postimi në Facebook, tha se në vend që të gjejë zgjidhje, kryeministri i thumbon mësuesit.
Sipas saj, Kurti si duket e ka problem ta kuptojë se sindikatat nuk nënshtrohen.
“Dobët Kryeministër, dobët. Në vend se të ulet e të bëjë zgjidhje, Kurti paska vendosur edhe sot të thumbojë mësueset dhe arsimtarët tanë. Njëherë, njerëzit e VV e quajtën kryesindikalistin njeri të Serbisë, e sot, Kryeministri i paska quajtur sindikatat “ sindikata të PAN-it. Si duket Kurti e ka problem ta kuptojë që në Kosovë ka organizata, sindikata, media, shoqata të pavarura, të cilat nuk nënshtrohen. Si duket e ka problem të kuptojë që ka njerëz që vendimet i marrin vet. Si duket e ka telashe me e pranu që jo të gjithë ia kanë frikën”, ka shkruar ajo në Facebook.
“Kryeministër, ju jeni Kryeministër i Kosovës, jo i VV-së. Fatkeqësisht nuk po silleni si i tillë”, tha ajo.