14:02 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / k.v

Aksident i rëndë trafiku afër Prishtinës, dy persona të lënduar (Video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak momenteve në Llukarë të Prishtinës.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku dyshohet të ketë edhe të lënduar.

Vetura e llojit “BMW’ shihet teksa është përplasur në një shtyllë betoni.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

IndeksOnline ka pyetur policinë për aksidentin dhe është në pritje të një përgjigje