Putini e pajis Snowdenin me nënshtetësi ruse

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka pajisur ish-kontraktorin e sigurisë amerikane, Edward Snowdenin, me nënshtetësi ruse.
Snowdeni kishte rrjedhur informacione që tregonte që Agjencia Kombëtare e Sigurisë po mblidhte fshehtazi të dhënat e miliona amerikanëve.
Ai është duke u kërkuar nga ShBA-ja nën akuzat për spiunazh, ndërkaq tani është njëri prej 75 të huajve, të cilëve u është dhënë nënshtetësi ruse.
39-vjeçari jeton në Rusi që nga viti 2013, kur i kishte ikur përndjekjes ligjore nga ShBA-ja.