Analisti Kelmendi flet për 13 tetorin, ditën kur Kosova mund të marr lajmin për liberalizimin e vizave

Analisti i njohur kosovar, Muhamet Kelmendi ka analizuar situatën në të cilën ndodhet Kosova për liberalizimin e vizave.
Sipas Kelmendit, Gjermania e Franca e kanë fjalën vendimtare dhe se nga forca e tyre do të varet fati i Kosovës në këtë temë.
“Kjo do të varet shumë nga dy shtetet që janë domethënëse në kuadër të unionit evropian, Gjermania dhe Franca. Në qoftë se Franca del në anën e Gjermanisë dhe e mbanë atë që duhet t’i behët Kosovës liberalizimi i vizave, atëherë nuk mendoj se shtet e tjera të cilat janë në kuadër të unionit evropian e që i takojnë shteteve të Shëngenit, do të jenë në kundërshtim. Këtu është fjala për Holandën, Danimarkën dhe disa shtete të tjera që natyrisht kanë rezervat e tyre me tutje, duke u mbështetur në rezervat që i ka Franca. Varet nga qëndrimet e shteti të Francës”, ka thënë Kelmendi.
Analisti i njohur ka thënë se nëse Kosova merr përgjigje pozitive me 13 tetor, mund të kalojë më pas edhe 1 vit deri tek mundësia e udhëtimit të kosovarëve pa viza.
“Do të kalojë një periudhë kohore gjashtë muaj, deri në një vit, deri në krijimin e kushteve dhe përgatitjen e terrenit, dokumentacionit dhe të tjera që të vijë deri tek ajo që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza jashtë vendit, sepse e kërkon një përgatitje të nevojshme të Unionit Evropian. Kështu është edhe për Kosovën, por kryesisht Unioni Evropian e ka një procedurë të tillë e cila pas momentit të liberalizimit, i duhen gjashtë muaj parapërgatitje. Kështu është zvarritja të cilën e bën Brukseli në kuadër të kësaj çështje”, ka thënë Kelmendi për Indeksonline.
Kelmendi vlerëson se qeveria aktuale nuk mund t’i këtë meritat pasi prej vitit 2015, Komisioni Evropian e ka përcjellur këtë çështje të Kosovës.
Sipas tij, meritat i kanë qeveritë e kaluara që nga viti 2015.
“Nuk mund të themi se meritat i ka qeveria aktuale për liberalizimin e vizave në qoftë se do të bëhet. Kushtet janë krijuar dikur rreth 5 vite që kur komisioni i Unionit Evropian e ka përcjellur Kosovën. Qeveritë që kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme në pushtet që nga viti 2015, i kanë meritat që kanë bëre të mundur që kushtet gradualisht të plotësohen dhe pastaj në vitin 2019 të thuhet në mënyre zyrtare nga ana e Komisionit që Kosova ka plotësuar kushtet”, tha ai.
Ish-deputeti gjithashtu theksojë se qëndrimet e Francës kundrejt Serbisë kanë bërë që të vijë deri tek liberalizimi i vizave.
“Shkaqet për mendimin tim janë të thjeshta, duket se e kanë lidhur çështjen e liberalizimit të vizave, kryesisht Franca e ka lidhur me çështjen e raporteve me shtetin serb, mirpo lufta në Ukrainë dhe pozita e Serbisë kundrejt këtij agresioni dhe mos përkrahjen nga ana e Beogradit e masave ekonomike, juridike, shoqërore dhe politike, të cilin e ka Unioni Evropian dhe perëndimi kundrejt Rusisë kanë bërë ndryshimin e qëndrimeve të Francës”, ka thënë Kelmendi për Indeksonline.